UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit të Ballkanit kundër Klaksvikut

UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit të Ballkanit kundër Klaksvikut

12:32, 07/08/2022

Ballkani dhe Klaksviku do të zhvillojnë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës, të vlefshme për raundin e tretë kualifikues.

Ndeshja do të zhvillohet më 11 gusht, në stadiumin “Torsvollur” të Torshavnit.

UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë nga Gjeorgjia.

Goga Kikacheishvili do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Davit Gabisonia dhe David Chigogidze.

Irakli Kvirikashvili është caktuar si gjyqtar i katërt.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte fituar 3:2 nga Ballkani.

Kësisoj, skuadra kampione e Kosovës e ka në favor të vetin rezultatin, që mund ta dërgojë në fazën e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco