Klubi bën dy blerje të bujshme në merkato, tifozët i presin si heronj në aeroport

Klubi bën dy blerje të bujshme në merkato, tifozët i presin si heronj në aeroport

19:58, 06/08/2022

Merkato ëndrrash për Galatasaray-n. Mijëra tifozë të klubit të njohur kanë zbarkuar në aeroportin e Stambollit, në pritje të mbërritjes së dyshes së ëndrrave, Dries Mertens dhe Lucas Torreira.

Sipas mediave, mesfushori uruguaian është nisur nga Milano me destinacion Brukselin, aty ku avioni do të qëndrojë vetëm pak minuta për të marrë në bord edhe Dries Mertens dhe në mbrëmje do të zbarkojë në Stamboll.

Lajmi i arritjes së akordit me dy futbollistët e njohur, ka mbërritur shpejt edhe në Turqi dhe tifozët e Galatasarayt po shtohet gjithmonë e më shumë në aeroport, teksa mbrëmja e sotme pritet të jetë një festë e vërtetë për mijëra prej tyre.

Klubi i Galatasarayt ka fituar plot 22 herë titullin kampion, më shumë se çdo skuadër tjetër në Turqi, por trofeu mungon që prej 2019-ës dhe tifozët besojnë që ky do të jetë viti i duhur për të rikthyer kurorën.

Herën e fundit që tifozët e Galatasarayt pushtuan aeroportin, ka qenë në 2019-ën, kur rreth 25 mijë zbarkuan në aeroport për të pritur Radamel Falcaon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco