Tottenham e nis me fitore sezonin e ri në Premier League

Tottenham e nis me fitore sezonin e ri në Premier League

18:50, 06/08/2022

Tottenham ka fituar ndeshjen ndaj Southamptonit me rezultatin e thellë 4-1.

Ekipi i Antonio Contes ishte fillimisht në disavantazh, pasi të parët shënuan mysafirët.

Në minutën e 12` ishte James Ward-Prowse që shënoi një supergol në portën e Hugo Lloris.

Por, goli i pësuar duket se vetëm motivoi ekipi e Tottenham, pasi ata arritën të rikthejnë rezultatin.

Në minutën e 21` shënoi Ryan Sessegnon për të barazuar shifrat në 1-1.

Në të 31` ishte Eric Dier që i dhuroi avantazhin ‘Spurs’, pas asistimit nga Son Heung-min.

Pas dy golave të shpejtë, ekipi londinez po kërkonin edhe të tretin, por nuk u treguan të saktë.

Në anën tjetër mysafirët përveç golit, nuk rrezikuan më shumë Tottenhamin.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 2:1 për vendasit.

Pjesën e dytë e filluan më mirë ekipi i Contes, pasi gjetën golin edhe dy herë të tjera.

Ishte Mohammed Salisu që shënoi, por në portën e tij në minutën e 61` të ndeshjes.

Dejan Kulusevski u përkujdes për rezultatin final të takimit, me golin në minutën e 63`.

Kështu Tottenham me këtë fitore arkëton tri pikët e plota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco