Klopp kritikon lojën e Liverpoolit: Nuk meritonim më shumë se 1 pikë ndaj Fulhamit

Klopp kritikon lojën e Liverpoolit: Nuk meritonim më shumë se 1 pikë ndaj Fulhamit

17:30, 06/08/2022

Liverpooli e nisi me një barazim 2-2 sezonin 2022-2023 në Premier League.

Skuadra e Jurgen Klopp kaloi dy herë në disavantazh në fushën e Fulhamit, por golat e Darwin Nunez (debutoi me gol në kampionat) dhe Momo Salah evituan humbjen e “The Reds”.

Trajneri gjerman foli hapur pas ndeshjes, duke deklaruar se Liverpooli luajti keq.

“Morëm një pikë nga një ndeshje e keqe nga ana jonë. Qëndrimi i ekipit nuk ishte i duhuri në fillim të takimit, nuk meritonim më shumë se një pikë. Performanca jonë ka nevojë për një përmirësim të ndjeshëm. Ne bëmë të kundërtën e asaj që donim të bënim.

Gjykimi? Arbitri nuk ndikoi fare në rezultat”, theksoi trajneri gjerman, dukshëm i mërzitur për lojën e ekipit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco