Milot Rashica, protagonist në barazimin e Norwich

Milot Rashica, protagonist në barazimin e Norwich

16:05, 06/08/2022

Norwich duhet të presë ende për fitoren e parë në Champioship. “Kanarinat” nuk shkuan më shumë se barazim 1-1 shtëpiak përballë Wigan në javën e dytë të kampionatit.

Ekipi mik kaloi në avantazh në minutën e 29’ me anë të irlandezit James McClean, por vendasit evituan humbjen e dytë radhazi falë golit të Maximillian James Aarons në 61’.

Milot Rashica, i cili e filloi ndeshjen si titullar për vendasit, dhuroi asistin e golit të 22-vjeçarit anglez, i cili tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente.

Objektivi i Norwich është rikthimi i menjëhershëm në Premier League, por skuadra duhet të ndryshojë dhe të fillojë sigurimin e rezultateve pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco