Christensen prezantohet te Barcelona: Kur isha tetë vjeç, ëndërroja të luaja për këtë klub

Christensen prezantohet te Barcelona: Kur isha tetë vjeç, ëndërroja të luaja për këtë klub

15:48, 07/07/2022

Andreas Christensen është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist më i ri i Barcelonës.

Mbrojtësi 26-vjeçar danez nënshkroi ditën e sotme një kontratë katërvjeçare me klubin katalanas dhe në Barcelonë mbërriti nga Chelsea si lojtar i lirë.

Në prezantimin zyrtar, Christensen tha se ëndrra e tij është realizuar.

"Kur isha tetë vjeç, i shkrova dëshirat e mia, dhe një prej tyre ishte të bëhesha futbollist profesionist dhe të luaja për Barcelonën. Kjo është një ditë plot krenari për mua," tha Christensen.

Christensen e filloi karrierën e tij te Brondby, nga ku u transferua te Chelsea dhjetë vjet më parë dhe kaloi një periudhë në huazim te Borussia Monchengladbach të Gjermanisë.

Barcelona i vendosi atij një klauzolë prej 500 milionë eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco