Cristiano Ronaldo mungon për të katërtën ditë radhazi në stërvitje me Man United

Cristiano Ronaldo mungon për të katërtën ditë radhazi në stërvitje me Man United

15:15, 07/07/2022

Cristiano Ronaldo ende nuk është kthyer në stërvitje për “arsye familjare” . Është dita e 4-të radhazi pa praninë e tij në Carringhton, gjë që e bën “Manchester Evening News” të thotë se ai nuk do të jetë në turneun e Djajve të Kuq.

Skuadra fluturon nesër për një kamp para-sezonal në Tajlandë me një ndeshje të parë kundër Liverpool në Bangkok të martën më 12 korrik. Në prapaskenë, pesë herë “Topi i Artë” do të kërkonte të largohej nga Manchester United , i frustruar nga niveli i lojës, mungesa e përforcimeve gjatë merkatos dhe sërish sipas “MEN” , një ulje rroge prej 25% për të gjithë anëtarët e klubit pas dështimit për t'u kualifikuar në Champions.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco