Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi viziton ekipin e Llapit

Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi viziton ekipin e Llapit

15:00, 07/07/2022

Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherku-Hoxha ka vizituar ekipin e Llapit, para ndeshjes ndaj Budconst Podgorica.

Zherku-Hoxha në vizitën e saj në ambientin, aty ku është akomoduar ekspedita e KF Llapi para ndeshjes së Rrethit të Parë Kualifikues të UEFA Conference League, i dëshiroi shumë suksese ekipit të Llapit në ndeshjen e sotme.

Trajneri Tahir Batatina e falenderoi ambasadoren Ariana Zherku-Hoxha për vizitën dhe mbështetjen morale dhënë klubit në prag të sfidës, Buducnost Podgorica-Llapi.

Ndryshe, ndeshja mes Llapit dhe Budocnostit zhvillohet sot me fillim nga ora 20:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco