Falk: Bayern nuk ka bërë ofertë për De Ligt

Falk: Bayern nuk ka bërë ofertë për De Ligt

10:54, 07/07/2022

Gazetari i ‘Bild Sport’, Christian Falk ka hedhur poshtë spekulimet për ofertën e Bayern drejt De Ligt.

Dje raportohej se bavarezët kanë nisur një ofertë drejt Torinos, për kartonin e mbrojtësit holandez, Matthijs De Ligt.

Sipas atyre lajmeve, thuhej se bavarezët kanë ofruar 75 milionë euro për mbrojtësin 22 vjeçar. Por, gjërat janë më ndryshe.

Christian Falk, i afërt me Bayernin, thotë se lajmet për ofertën e Bayern janë të pavërteta.

Bayern dhe Juve janë në negociata, por nuk k asnjë lëvizje konkrete dhe caktim të çmimit.

Matthij de Ligt tashmë veç ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Biseda me Julian Nagelsmann e ka bindur lojtarin se ‘Allianz Arena’ është destinacioni i duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco