Sipas asaj që shkruan “Sky UK”, gjatë këtyre orëve drejtuesit e Chelseat po negociojnë me Manchester Cityn për transferimin e Raheem Sterling.
Klubi londinez, që tashmë zotërohet nga Todd Boehly, ka arritur marrëveshjen me kampionët e Anglisë për transferimin e sulmuesit anglez në “Stamford Bridge”.
Në arkat e skuadrës së drejtuar nga Guardiola do të shkojnë 50 milionë stërlina, ndërsa edhe vetë lojtari është dakord që të transferohet nën urdhrat e teknikut Thomas Tuchel.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: