Dybala te Interi? Marotta i jep fund dilemave

Dybala te Interi? Marotta i jep fund dilemave

18:03, 05/07/2022

Sezoni i Interit nis pikërisht me një konferencë për shtyp të administratorit Giuseppe Marotta dhe trajnerit Simone Inzaghi, teksa nga nesër futbollistët zikaltër do të zbresin në fushën stërvitore për të nisur përgatitjet.

Pikërisht Marotta ishte i pari që mori fjalën dhe u përqendrua të flasë për merkaton, Paulo Dybalën, por edhe objektivin e zikaltërve, që do të luajnë sërish për titullin kampion.

“Nisim një sezon të ri, ku risi është edhe rinovimi i trajnerit, si vijimësi e bazës së marrëdhënieve që kemi ndërtuar që verën e kaluar. Kemi lëvizur mirë në merkato, por kemi edhe thuajse dy muaj kohë në dispozicion. Merkatoja është edhe çështje idesh kreative, ndaj ne do të bëjmë më të mirën deri në fund, me synimin e vetëm, të ndërtojmë një skuadër sa më konkurruese. Na pret një sezon i pazakontë dhe për stafin teknik do të duhet një punë specifike, pasi kemi 20 ndeshje vetëm në pjesën e parë të sezonit. Dybalën e adhuroj dhe është një situatë e çuditshme që ka mbetur ende pa kontratë, megjithatë ne jemi të kompletuar në sulm dhe nuk mund të shtojmë një tjetër futbollist. Edhe pse unë e adhuroj shumë Dybalën”, u shpreh Marotta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco