Zyrtare/ Vrioni largohet nga Juventusi, shqiptari surprizon me klubin e radhës

Zyrtare/ Vrioni largohet nga Juventusi, shqiptari surprizon me klubin e radhës

17:45, 05/07/2022

Tashmë është zyrtare, Giacomo Vrioni është transferuar te New England Revolution.

Klubi amerikan ka njoftuar këtë të martë për transferimin e shqiptarit nga Juventusi.

Vrioni me New England Revolution ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

23-vjeçari te klubi nga MLS është transferuar nga Juventusi. Ai ishte pjesë e të rinjve të klubit italian.

Vrioni në sezonin e fundit ishte i huazuar te Tiroli në Austri, ku e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në kampionat,  me 19 gola.

Giacomo Vrioni numëron edhe gjashtë paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco