Nick Kyrgios do të dalë në gjykatë për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij

Nick Kyrgios do të dalë në gjykatë për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij

13:57, 05/07/2022

Tjetër atlet po përballet me akuza për dhunë ndaj (ish)të dashurës.

Tenisti australian, Nick Kyrgios do të duhet të mbrohet në gjykatë, pasi një padi është ngritur ndaj tij.

‘Mirror’ bën të ditur se numri 40 i botës në tenis është akuzuar nga ish-e dashura e tij, Chiara Passari.

Akuza lidhet me dhunë të ushtruar ndaj saj dhe seanca gjyqësore do të mbahet në Canberra.

Lajmin e ka publikuar edhe ‘The Canaberra Times’, ku mes tjerash thuhet se seanca do të mbahet muajin tjetër.

Në rast se shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, Kyrgios mund të mbajë deri në dy vite burg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco