Ndeshja Ballkan-Zalgiris, Muharremaj: Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka

Ndeshja Ballkan-Zalgiris, Muharremaj: Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka

12:26, 05/07/2022

Kampioni i Kosovës, Ballkani dhe ai i Lituanisë, Zalgiris do të përballen sot në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Përballja do të ndodhë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të transmetohet direct në Klan Kosova dhe Artmotion.

E në lidhje me këtë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai tha se realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League po vazhdon, përcjell Klankosova.tv.

“Realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League vazhdon. Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka dhe e emocionon gjithë Kosovën”, shkroi Muharremaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco