Manaj në qendër të merkatos, Getafe dhe Watford në 'luftë' për shqiptarin

Manaj në qendër të merkatos, Getafe dhe Watford në 'luftë' për shqiptarin

23:00, 04/07/2022

Rey Manaj u kthye në Barcelonë, pas një eksperience shumë pozitive në huazim te Spezia në Serie A. Sulmuesi shqiptar duket se nuk do të qëndrojë gjatë në Katalonjë, madje kësaj radhe mund të largohet përfundimisht nga skuadra blaugrana.

Sipas “Marca”, Getafe kërkon që të blejë kartonin e sulmuesit shqiptar, të cilin Barcelona e vlerëson rreth 2 milionë euro.

Por gjatë ditës së sotme, një tjetër klub europian ka shfaqur interes për sulmuesin kuqezi. Watford, që sezonin e kaluar nuk arriti të mbijetojë në Premier League, kërkon që të ndërtojë një skuadër konkurruese për tu kthyer sa më shpejt në elitën e futbollit anglez.

Manaj shihet si sulmuesi ideal nga anglezët, që nuk e kanë problem që të paguajnë kartonin e sulmuesit. Barcelona synon që të mbajë një përqindje të kartonin të lojtarit, nëse Manaj vendos të ndryshojë sërish skuadër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco