Roma dërgon trofeun e Conference League tek tifozi 96-vjeçar

Roma dërgon trofeun e Conference League tek tifozi 96-vjeçar

22:39, 04/07/2022

Sezoni i Romës nuk rezultoi ndër më të mirët në kampionat teksa verdhekuqtë e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë, megjithatë nga ana tjetër trajneri Jose Mourinho me grupin e tij ia dolën të festonin duke qenë se triumfuan në finalen e Conference League.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në Tiranë, në stadiumin Air Albania", italianët mposhtën me rezultatin 1-0 Feyenoord falë golit të Nicolo Zaniolos. Një triumf europian që Romës i mungonte prej vitit të largët 1961 duke sjellë një gëzim të madh tek tifozeria kryeqytetase. Gjithsesi, një prej atyre që i ka shijuar më së shumti trofeu është Giorgio dhe dhe bëhet fjalë për një prej tifozëve më special të Romës.

Giorgio është në moshën 96-vjeçare dhë është tifozi më i vjetër i verdhekuqve ndërsa klubi kryeqytetas mendoi t’i bënte një surprizë teksa i bëri një vizitë në shtëpi duke i dërguar edhe trofeun e Conference League. Sigurisht, gëzimi në sytë e Giorgios ishte evident, ndërsa 96-vjeçari shijoi një nga momentet më të veçantë duke ndjerë nga pranë suksesin e skuadrës së zemrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco