Arturo Vidal vendos për të ardhmen, kiliani nënshkruan kontratën me...

Arturo Vidal vendos për të ardhmen, kiliani nënshkruan kontratën me...

20:03, 04/07/2022

Arturo Vidal do të vazhdojë karrierën e tij te Flamengo. Lojtari nga Kili ka zgjedhur të luajë për klubin brazilian dhe gjatë kësaj jave do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën deri në fund të vitit 2023.

Më parë Vidal duhet të prishë kontratën aktuale që e lidh me Interin, nga e cila do të përfitojë një dëmshpërblim prej 4 milionë eurosh, marrëveshje që është arritur para shumë kohësh me klubin zikaltër.

Mbyllet në këtë mënyrë aventura e mesfushorit me fanellën e Interit, pas 71 paraqitjesh dhe 4 golave të shënuar. Vidal u kërkua me ngulm nga Conte, por në asnjë moment nuk arriti të tregojë vlerat e tij më të mira

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco