Lajme të mira për Milanin, Simon Kjaer i bashkohet skuadrës në stërvitje

Lajme të mira për Milanin, Simon Kjaer i bashkohet skuadrës në stërvitje

17:51, 04/07/2022

Simon Kjaer është rikuperuar nga dëmtimi dhe ditën e sotme i është bashkuar skuadrës në stërvitje, që është edhe e para përpara nisjes së sezonit të ri.

Danezi ishte jashtë fushës së blertë që nga 1 dhjetori pas një dëmtimi të rëndë në gju, që e detyroi që t’i nënshtrohej edhe një operacioni.

Mediet italiane raportojnë se sot mbrojtësi ka qenë në stërvitje dhe është i gatshëm për sezonin e ri. Ndërkohë rikujtojmë se Kjaer ka rinovuar me “Djallin” dhe prite të jetë pjesë e ekipit të Stefano Piolit deri në verën e 2024-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco