Ëndrra bëhet realitet, Florian Marku do zhvillojë ndeshjen e radhës në “Air Albania”

Ëndrra bëhet realitet, Florian Marku do zhvillojë ndeshjen e radhës në “Air Albania”

16:50, 04/07/2022

Ëndrra u bë realitet. Boksieri shqiptar Florian Marku njofton se në 25 gusht do të zhvillojë një ndeshje boksi në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Më në fund dëshira e boksierit për tu ngjitur në ring në shtëpinë e tij u bë realitetet. Deri më tani është konfirmuar vetëm data e ndeshjes, ndërsa informacionet për kundërshtarin e radhës do të bëhen publike në ditët në vijim.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranes. Ne datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në Air Albania. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë jave. Ju premtoj që do jap shpirtin për t’ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, shkruan boksieri shqiptar në faqen e tij në Instagram. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco