Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare legjenda e futbollit polak

Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare legjenda e futbollit polak

11:38, 04/07/2022

Legjenda e futbollit polak Janusz Kupcewicz ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare.

Kupcewicz ishte njeriu që vulosi vendin e tretë për Poloninë në Kupën e Botës të vitin 1982, kur shënoi golin e tretë për skuadrën e tij kundër Francës, me një goditje dënimi.

Një mesfushor me aftësi drejtuese, ai u lind dhe u rrit në Olsztyn, ai mund të kishte luajtur për të gjitha skuadrat e mëdha të vendit të tij, por zgjodhi Arka Gdynia në Balltik ku filloi të zhvillonte talentin e tij.

Pak ditë më parë Kupcewicz kishte marrë pjesë në festimet për 40 vjetorin e fitimit të medaljes së bronztë në kampionatin botëror dhe ai që e njoftoi lajmin e pakëndshëm ishte miku i tij Zbigniew Boniek.

 

“Është e pabesueshme... Para disa ditësh festuam së bashku 40-vjetorin e medaljes së bronztë në Spanjë dhe tani mora vesh që ai ka vdekur”, ka shkruar asi veteran polak.

Në foto Kupcewicz (i fundit djathtas) me shokët e vjetër të skuadrës në festën e 40-vjetorit të medaljes së bronztë në Spanjë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco