Milani prezanton fanellat e reja

Milani prezanton fanellat e reja

09:49, 04/07/2022

Milani ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ri garues 2022/23.

Kampioni në fuqi i Seria A sot në rrjetet sociale ka publikuar një video ku disa nga yjet e skuadrës shfaqen me fanellat e reja.

Në dizajnin e ri, është ruajtur tradicionalja sa i përket ngjyrave ku dominon e kuqja dhe e zeza.

Ndryshe, Milani u shpall kampion sezonin e kaluar pas një luftë të ashpër deri në xhiron e fundit me rivalin lokal, Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco