Zbulohet arsyeja e vdekjes që tronditi SHBA-të: Lojtari i NFL kombinoi kokainën dhe fentanilin

Zbulohet arsyeja e vdekjes që tronditi SHBA-të: Lojtari i NFL kombinoi kokainën dhe fentanilin

12:51, 02/07/2022

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se futbollisti amerikan Jaylon Ferguson ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës.

SHBA-të u tronditën 10 ditë më parë nga lajmi për vdekjen e lojtarit 26-vjeçar të NFL-së, Jaylon Ferguson. Lojtari i Baltimore Ravens u gjend i vdekur në shtëpinë e tij.

Në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune apo lëndime të dukshme, ndaj në SHBA kishte nisur një hetim për vdekjen e lojtarit në fjalë, teksa u zbulua se arsyeja ishte mbidoza.

Një zëdhënës i Zyrës së Kryeekzaminuesit Mjekësor në Maryland, Bruce Goldfarb, konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte mbidoza dhe se ajo ndodhi për shkak të kombinimit të kokainës dhe fentanilit.

Ferguson ishte pjesë e NFL që nga viti 2019.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco