Shifrat marramendëse të pushimeve të Cristiano Ronaldos, 14 mijë euro vetëm për…

Shifrat marramendëse të pushimeve të Cristiano Ronaldos, 14 mijë euro vetëm për…

10:36, 02/07/2022

Futbollistët e famshëm janë duke shijuar disa ditë pushime para se të nisë sezoni i ri.

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale, kuptohet se ata kanë zgjedhur vendet më të bukura dhe luksoze për të shijuar rrezet e diellit dhe plazhin.

Një ndër to është edhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili së bashku me partneren, Georgina Rodriguez dhe fëmijët, ndodhen në Majorka të Spanjës.

Duke qenë se ai është një nga futbollistët më të paguar në botë, sigurisht që sulmuesi i Manchester United nuk është kursyer për pushimet e tij, ku shpenzimet kapin shifra marramendëse.

Në disa raportime të bëra së fundmi nga mediat e huaja, në vilën luksoze ku po qëndron ylli portugez, janë shpenzuar mbi 14 mijë euro vetëm për peshqirë, çarçafë dhe produkte të përdorimit të përditshëm.

Ndërkohë ju kujtojmë që vitin e kaluar, familja e famshme qëndroi në një rezidencë historike e cila kushtonte 10,000 £ për natë në buzë të detit. Këtë herë ata janë drejtuar për diçka më private.

Me rekomandimin e ish-shokut të skuadrës së Cristianos, Sergio Ramos, ata kanë zgjedhur një vendstrehim luksoz rural të rrethuar nga malet Tramuntana në izolim të plotë.

Vila ka palestrën e saj, pishinën e rrethuar nga palma, disa xhakuzi, një fushë volejbolli në plazh dhe një fushë mini-futbolli, sipas gazetës ishullore Ultima Hora e cila ka publikuar pamje ajrore të pronës madhështore.

Gazeta thotë gjithashtu se vila ka kishën e saj dhe një “dhomë erotike” të ndodhur nëntokë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco