Legjenda e Bayernit ‘goditi’ sërish Salihamidzic: Ende nuk më ka...

Legjenda e Bayernit ‘goditi’ sërish Salihamidzic: Ende nuk më ka...

20:08, 29/06/2022

Lothar Matthaus konsiderohet si kritiku kryesor i Bayernit dhe analisti aktual i rrjetit televiziv Sky nuk heziton të shprehë mendimin e tij, si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. Një nga lojtarët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave “hodhi” një “shigjetë” ndaj Hasan Salihamidzic.

Edhe pse ai pranoi se kishte sjellë Sadio Mane në Allianz Arena, Matthaus "goditi" Salihamidzic për një arsye tjetër.

“Hasan Salihamidzic meriton lavdërimet për nënshkrimin e një kontrate me një yll botëror si Sadio Mané”, shkroi Matthaus në rubrikën e tij për Sky, por shtoi si më poshtë, diçka që u interpretua shpejt si një goditje për Salihamidzic:

"Ai nuk më ka telefonuar ende për të më falënderuar për urimet e mia të sinqerta për këtë operacion. Do të isha i lumtur nëse ai do të më telefononte përsëri në numrin tim," shtoi Matthaus, i cili shpjegoi pse donte që Salihamidzic ta telefononte dhe t'i tregonte mirënjohje.

 “Kur e kritikova me të drejtë atë dhe politikën e tij të transferimeve apo vendimet e tjera në muajt e fundit, telefoni im binte rregullisht”, theksoi Matthaus, i cili beson se tani nuk duhet të jetë ndryshe.

"Nuk do të ishte keq të ishte mirënjohës për komplimentet e mia. Do të ishte mirë nëse Hasani do ta merrte telefonin dhe jo vetëm kur diçka nuk i duket në rregull", përfundoi legjenda e Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco