Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

13:52, 29/06/2022

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Distria ka arritur të fitojë në çerekfinale ndaj xhudistes nga Qipro, Sofia Asvesta.

Xhudistja pejane e mposhti Asvestan me ‘ippon’ në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike e dominoi kundërshtaren në këtë meç, pasi raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Pas kësaj fitore, Krasniqi do ta kërkojë finalen dhe fitimin e medaljes së artë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco