Erza, e pafat në garën e dytë, mposhtet nga xhudistja franceze

Erza, e pafat në garën e dytë, mposhtet nga xhudistja franceze

13:37, 29/06/2022

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq ka humbur garën e saj për të siguruar gjysmëfinalen në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Muminoviq humbi me Ippon nga xhudistja franceze, Melanie Vieu, por që garimin e vazhdon për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repasazhit.

Erza sfidën e parë e fitoi ndaj xhudistes turke por ishte e pafat në të dytën.

Pas Erzës do të ndeshet edhe Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco