Mbappe i kundërvihet Neymarit

Mbappe i kundërvihet Neymarit

10:20, 29/06/2022

Gazeta spanjolle ‘El Pais’ pretendon se Paris Saint-Germain (PSG) dëshiron të 'heqë qafe' superyllin Neymar 30 vjeç për shkak se shoku i tij i skuadrës ,Kylian Mbappe është ankuar për brazilianin.

Sipas kësaj medie thuhet se francezi e ka kritikuar Neymarin për 'mungesën e tij sistematike të disiplinës në stërvitje dhe pas ndeshjeve'.

Ndërsa Neymar kërkon të hakmerret ndaj PSG-së duke luajtur në një klub të madh në mënyrë që t’u tregojë të gjithëve se skuadra e tij  ka bërë një gabim.

Javën e kaluar një ndërmjetës i klubit francez ka kontaktuar babain e Neymar për t’i bërë të ditur se PSG dëshiron të gjejë një rrugëdalje për futbollistin.

Në takim, babait të Neymar iu garantua se djali i tij do të merrte edhe qindarkën e fundit që PSG i ka borxh-rreth 200 milionë euro.

Sulmuesi fiton 40 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Edhe nëse ai shkon në huazim, PSG do të mbulojë një pjesë të pagës së tij, ndërsa pjesa tjetër do të kalojë përmes Fondacionit Neymar Junior, i cili sponsorizohet nga Qatar Airways.

PSG e bleu Neymarin nga skuadra e Barcelonës në vitin 2017 për 222 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco