Bayerni ‘gjuan’ talentin francez, kushton 40 milionë euro

Bayerni ‘gjuan’ talentin francez, kushton 40 milionë euro

15:31, 27/06/2022

Bayerni i Mynihut i është shtuar listës së skuadrave që kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Reimsit në Francë, Hugo Etikite.

Talenti i Reimsit është një nga lojtarët më interesantë në qarkullim dhe jo më kot lista e klubeve të interesuar për të është tejet e gjatë.

Dhe bëhet fjalë për disa nga klubet e elitës së futbollit europian.

Chelsea, Paris SG, Juventusi, Sevilla e deri te Newcastle janë vënë në ndjekje të tij.

Por klubi i Reimsit nuk dëshiron ta humbasë lehtë sulmuesin e vet dhe për momentin i ka vendosur një çmim që arrin në 40 milionë euro.

Këtyre klubeve u është shtuar edhe Bayerni i Mynihut. Madje, mediat ndërkombëtare e shohin Bayernin si një favorit në krahasim me rivalët, pasi bavarezët kanë luksin që mund ta afrojnë pa asnjë problem sulmuesin 19-vjeçar.

Ai nuk do të kishte asnjë ndikim mbi vendimin e Levës për të vijuar në Mynih ose për t’u larguar.

Jo vetëm kaq, por edhe lojtari është i joshur nga ideja e kalimit në një klub të madh si Bayerni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco