Kukësi prezanton mesfushorin Arbër Basha

Kukësi prezanton mesfushorin Arbër Basha

12:56, 27/06/2022

Kukësi vijon me përforcimet në merkato. Klubi verilindor së fundmi ka prezantuar mesfushorin që e mbylli me Kastriotin, Arbër Basha.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa do ta mbajë lidhur me Kukësin deri në vitin 2025.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi verilindor teksa i uron mirëseardhjen mesfushorit.

Më parë Basha ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Kamzës dhe Trans Narva në Estoni.

Njoftimi i Kukësit

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori kuksian Arbër Basha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Basha është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, teksa në të shkuarën ka luajtur me Kamzën në Superiore por edhe në kampionatin estonez me JK Trans Narva.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Arbër”.

“Është kënaqësi dhe privilegj për mua të luaj me ekipin e qytetit tim. Përveç këtij fakti, do të luaj me një skuadër që çdo vit ka pretendime të larta dhe natyrisht ky është një motivim akoma më i madh për mua.

Tifozët e Kukësit janë të mrekullueshëm dhe shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha në stadiumin e ri. Shpresoj që të kontribuoj sa më shumë në ekip me gola dhe asiste për të arritur objektivat që kemi. Forca Kukësi’, ishin fjalët e para të Bashës si lojtar i Kukësit.

Deri në këto momente, për merkaton e verës Kukësi ka firmosur me Skënder Gegën (Trajner), Jakup Berishën (Mesfushor), Antonio Ilieski-n (Mbrojtës), Ante Zivkovic (Sulmues) dhe Kristi Koten (Mesfushor).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco