Milani futet në garë me Interin për mbrojtësin serb

Milani futet në garë me Interin për mbrojtësin serb

10:48, 27/06/2022

Milani ka hyrë në garë për të fituar shërbimet e Nikola Milenkoviç.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, do të ketë një derbi të Milanos në merkato, ku kuqezinjtë pasi nuk mundën dot të merrnin Botmanin nga Lilë, kanë hedhur sytë te serbi i Fiorentinës për qendrën e mbrojtjes.

Duke parë se kontrata e mbrojtësit 24-vjeçar i përfundon qershorin e ardhshëm, Fiorentina ka hapur mundësinë e një shitje “low-cost” për të mos e humbur sezonin pasardhës me parametra zero dhe Interi ndodhet i gatshëm që ta bëjë për vete futbollistin, po ashtu edhe Milani ku orët e fundit po tenton që të mposhtë konkurrencën e zikaltërve.

Në sezonin që përfundoi Nikola Milenkoviç në Serinë A me fanellën e Fiorentinës u aktivizua gjithsej në 34 ndeshje nga ku shënoi 1 gol dhe duke mos dhuruar asnjë asist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco