Neymar drejt largimit nga PSG

Neymar drejt largimit nga PSG

17:19, 26/06/2022

Neymar raportohet se mund të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere.

“RMC Sport” ka raportuar se sulmuesi brazilian tani është duke e menduar largimin, pavarësisht se më herët ishte menduar se ai e dëshiron qëndrimin.

Neymar ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por së fundi u raportua se edhe Luis Campos po kërkon ta shesë lojtarin.

Ish-sulmuesi i Santosit në “Parc des Princes” u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco