Asllani pritet t’i bashkohet Interit, Empoli gjen zëvendësuesin e shqiptarit

Asllani pritet t’i bashkohet Interit, Empoli gjen zëvendësuesin e shqiptarit

14:38, 26/06/2022

Kristjan Asllani mund të quhet një lojtar i Interit. Mesfushori kuqezi pritet që javën e ardhshme të firmos kontratën që do ta lidhë me zikaltërit deri në verën e vitit 2027.

Duke parë situatën, klubit aktual, Empolit, i është dashur të mendojë për zëvendësuesin e shqiptarit nga Elbasani. Dhe sipas medieve italiane ata tashmë e kanë gjetur lojtarin që do të zërë vendin e lënë bosh nga Asllani.

Image

Bëhet fjalë për rumunin Razvan Marin, i cili aktivizohet në radhët e Caglarit, por që pas rënies së këtyre të fundit në Serie-B i duhet të gjej një destinacion tjetër për të vijuar karrierën futbollistike.

Sipas medieve italiane, Marin do të transferohet në formën e huazimit tek Empoli, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Mesfushori 26 vjeçar u aktivizua në 36 ndeshje sezonin e kaluar me Cagliarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco