Historia më e bukur e futbollit: U diagnostikua me kancer në tetor, futbollisti i Premier League rikthehet në stërvitje

Historia më e bukur e futbollit: U diagnostikua me kancer në tetor, futbollisti i Premier League rikthehet në stërvitje

13:37, 26/06/2022

Futbollisti uellsian David Brooks ka përjetuar një dramë të madhe në jetë dhe për fat të mirë ka pasur një fund pozitiv. Ai u kurua nga kanceri dhe u kthye në Premier League.

Brooks luajti shkëlqyeshëm në Premier League me Bournemouth, por skuadra ra në Championship. Kur nisi sezoni nw kategorinë e dytë, ai u diagnostikua me limfomë të shkallës së dytë të Hodgkin.

Fatmirësisht, uellsiani iu nënshtrua një procesi kimioterapie dhe sot kanceri i përket së shkuarës. Ai u shfaq dje në përgatitjet e klubit dhe testet e para, gjë që shkaktoi eufori tek tifozët e Bournemouth, por edhe të gjithë tifozët neutralë.

"Gjërat që duam të shohim. Më vjen mirë që të shoh përsëri mes nesh, David," thuhej nga Bournemouth.

Mesfushori 24 vjeçar planifikon të luajë edhe në Botëror me Uellsin e tij, me fanellën e të cilit luajti 21 ndeshje deri në shfaqjen e sëmundjes.

"Gjëja e madhe për të është se ndodhet sërish në ekip. Ai dha kontributin e tij në këtë histori. Është gjithashtu e mahnitshme që ne mund t'i japim atij diçka që mezi e pret. Qëllimi i tij është të kthehet në Kupën e Botës dhe shpresoj se do të luajë përsëri në atë nivel”, tha shoku i tij i skuadrës Chris Mepham.

Kujtojmë që Bournemouth u ngjit sërish në Premier League, pasi zunë vendin e dytë Championship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco