Mbrojtësi i Kosovës i bashkohet ekipit të Andrea Pirlos

Mbrojtësi i Kosovës i bashkohet ekipit të Andrea Pirlos

21:09, 24/06/2022

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Ibraim Dresheviç, ka firmosur me klubin e Superligës turke, Fatih Karagumruk.

25-vjeçari do të vendoset kështu nën urdhrat e Andrea Pirlos, me teknikun italian që firmosi kontratën me klubin turk disa ditë më parë.

Dresheviç kishte disa oferta nga klube të tjera të Serisë A dhe Bundesligës, por mundësia e drejtimit nga legjenda italiane si dhe paga e ofruar nga klubi e bindën futbollistin e Kosovës të transferohej në Turqi.

Mbrojtësi sezonin e fundit ishte pjesë e holandezëve të Herenven, ku bëri paraqitje mjaft të mira.

Me fanellën e Kosovës, futbollisti ka regjistruar plot 19 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco