Ronaldo zëvendësuesi i Lewandowskit? Ylli portugez merr vendimin final

Ronaldo zëvendësuesi i Lewandowskit? Ylli portugez merr vendimin final

18:55, 24/06/2022

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United.

37-vjeçari dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe portugezja Record foli për mundësinë e transferimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” te Bayern Munchen.

Ronaldo shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowskit (drejt Barcelonës), por një gjë e tillë nuk do ndodhë. Sky Sports UK shkruan se sulmuesi portugez nuk do të largohet nga “Old Trafford”.

CR7 ka vendosur të respektojë kontratën me United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga holandezi Erik Ten Hag, ish-trajneri i Ajaksit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco