‘Tirona Fanatics’ përgatiten për transfertën e Championsit, detajet e udhëtimit në Luksemburg

‘Tirona Fanatics’ përgatiten për transfertën e Championsit, detajet e udhëtimit në Luksemburg

18:11, 24/06/2022

Tirana vazhdon përgatitjet për dy duelet e raundit të parë në Champions League.

Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Dudelange, skuadrën kampione të Luksemburgut.

Bardheblutë e Orges Shehit do të luajnë takimin e parë në transfertë (6 korrik), ndërsa gjashtë ditë më pas do të vendoset skuadra që do të vazhdojë më tej në “Air Albania”.

26 herë kampionët e Shqipërisë do të kenë tifozët me vete në Luksemburg.

“Tirona Fanatics” do të jenë prezent në mbështetje të skuadrës së zemrës në stadiumin “Stade Jos Nosbaum”.

Stadiumi i Dudelange ka një kapacitet prej 2,558 tifozësh.

“Biletat për ndeshjen e 6 korrikut kushtojnë 20 euro dhe fillimisht do të kenë përparësi anëtarët dhe tifozët që do të udhëtojnë me TF, me pas të tjerët!

Çmimi 20 euro nuk përfshihet në çmimin total të udhëtimit që kushton 150 euro! Biletat janë të limituara, mos e le për moment të fundit!

Për Tironën, TIRONA FANATICS 2006″

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco