U akuzua për përdhunim, Gjykata merr vendimin për sulmuesin e Manchester United

U akuzua për përdhunim, Gjykata merr vendimin për sulmuesin e Manchester United

17:15, 24/06/2022

Mason Greenwood do të vazhdojë të qëndrojë në lirim me kusht.

Vendimi është marrë sot nga gjykata për yllin e Manchester United, i cili akuzohet për përdhunim, dhunë dhe kërcënim.

Pas seancës gjyqësore, u vendos zgjatja e afatit të lirimit me kusht për sulmuesin 20-vjeçar, që duhej të skadonte në prill.

Futbollisti u mor nën hetime pas publikimit të disa videove dhe imazheve në internet.

“Meqenëse vendimi për rishikimin e lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia nuk do të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet”, u tha në një deklaratë.

Greenwood kaloi tre net në paraburgim pasi policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Boudon, Greater Manchester, në janar.

Ai u lirua me kusht më 2 shkurt dhe që nga ajo periudhë daljet e tij në publik kanë qenë të pakta.

Sulmuesi mbetet i pezulluar nga United, por vazhdon të marrë pagën e tij javore prej 75 mijë dollarësh në pritje të rezultateve të hetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco