Kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, Vrioni zgjedh për kë ekip do luaj

Kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, Vrioni zgjedh për kë ekip do luaj

15:47, 24/06/2022

Giacomo Vrioni është një nga emrat shqiptarë më të lakuar të momentit. Sezoni fantastik në elitën e Austrisë me fanellën e Tirol ku shënoi 19 gola duke ndarë edhe Këpucën e Artë me Karim Adeyemi, ka bërë që shumë klube të rëndësishme të vihen pas 23-vjeçarit të kombëtares.

Para disa ditëve, u bë e ditur se për futbollistin që është në pronësi të Juventus kishte interes nga ana e Getafes në La Liga, Fenerbahçes në Turqi apo edhe Anderlecht në Belgjikë. Mirëpo, sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Vrioni e ka zgjedhur ekipin se për kë do të luaj sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar do të luaj në Belgjikë, por jo tek Anderlecht që kishte shfaqur interes, por te Sporting Charleroi, ku pritet që të zërë vendin e Vakoun Bayo, të cilit i përfundoi huazimi dhe do të shkojë sërish tek Gent.

Ka patur edhe një takim mes drejtuesve të Juventus dhe agjentit të lojtarit shqiptar ditën e sotme dhe në orët në vijim pritet të bëhet më e qartë e ardhmja e tij.

Kujtojmë se për shërbimet e Vrionit, Juventus kërkon minimalisht katër milionë euro ndërsa nëse nuk kënaqen interesat ekonomikë të italianëve, atëherë ekziston edhe mundësia që Massimiliano Allegri t’i japë një mundësi në ekipin e parë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco