‘Është koha që Hamilton të tërhiqet nga Formula 1’

‘Është koha që Hamilton të tërhiqet nga Formula 1’

10:40, 24/06/2022

Legjenda e Formula 1 Jackie Stewart beson se shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton duhet të tërhiqet nga garat.

Sezoni i kaluar ishte jashtëzakonisht i vështirë për Hamiltonin, ai humbi titullin në xhiron e fundit të garës së fundit, teksa këtë sezon ka shumë probleme dhe nuk është në nivelin e tij. Kjo është arsyeja pse Stewart beson se Lewis duhet të "pensionohet".

Image

"Është koha. Unë jam i sigurt se do të jetë shumë i suksesshëm në jetë. Bëri shumë para dhe kjo është e merituar sepse është më i miri i kohës së tij. Lewis i përket një grupi të mëdhenj si Ayrton Senna dhe Alain Prost. Duhet të ishte tërhequr kur ishte në krye”, tha Stewart.

Ai beson se Hamilton nuk ka asgjë më shumë për të provuar, prandaj është koha për t'i thënë lamtumirë Formula 1.

"Ai po lufton shumë dhe ka një shok skuadre që është më i shpejtë se ai në kualifikuese. Do të jetë e vështirë për të që të merret me këtë," shtoi Stewart.

Hamilton është i shtati në total me 77 pikë. Ai e zgjati kontratën me Mercedesin vitin e kaluar, por Max Verstappen e zbriti nga froni dhe ka një avantazh të madh këtë sezon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco