Zbardhet kalendari i La Ligës, mësoni datat kur do të luhen dy ‘El Clasico’-t e famshme Real-Barcelona

Zbardhet kalendari i La Ligës, mësoni datat kur do të luhen dy ‘El Clasico’-t e famshme Real-Barcelona

22:42, 23/06/2022

La Liga ka zbuluar kalendarin e sezonit 2022-2023. Reali i Madridit tashmë e di se kur, ku dhe kundër kujt do të fillojë mbrojtjen e titullit kampion.

Kampionati elitar spanjoll do të ngrejë siparin më 12 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor të vitit të ardhshëm.

“Goglat” kanë dashur që “Los Blancos” ta fillojnë mbrojtjen e titullit në javën e parë kundër Almerias.

Barcelona e Xavit e nis kundër Rayos në “Camp Nou”, ndërsa Atletico do të testojë forcën kundër Getafes në “Coliseum” në fundjavën e parë.

Valladolidi, që sapo është rikthyer në Primera, do të presë Villarrealin dhe Girona do të vizitojë “Mestalla”-n.

Athletic-Mallorca, Betis-Elche, Celta-Espanyol, Cadiz-Real Sociedad dhe Osasuna-Sevilla kompletojnë javën hapëse.

Dy “El Clasico”-t e sezonit 2022-2023 tashmë kanë një datë: ndeshja e parë do të zhvillohet në “Bernabeu”, më 18 tetor, e kthimit në “Camp Nou”, më 19 mars (javët 9 dhe 26).

Dy ndeshje që mund të shënojnë sezonin dhe do të luhen përkatësisht në ditët e ndeshjeve 9 dhe 26 të këtij kalendari 2022-2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco