Benzema nuk pranoi të ishte sot para gazetarëve pasi beson që kjo nuk i sjell fat para ndeshjes

Benzema nuk pranoi të ishte sot para gazetarëve pasi beson që kjo nuk i sjell fat para ndeshjes

23:40, 27/05/2022

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka refuzuar të dalë në konferencë për shtyp para finales së të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit që zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

Arsyeja është më se e çuditshme dhe siç shkruan Cadena Cope, francezi e ka bërë për besëtytni.

Përkatësisht, Benzema kishte dal para mediave para ndeshjes kundër PSG-së, e cila po ashtu u luajt në Paris dhe më pas Reali u mund 1-0.

UEFA i ka sugjeruar mbretërve që të jetë Benzema së bashku me Marcelon në konferencë para ndeshjes ndaj Liverpoolit, por francezi e ka refuzuar me mirësi  propozimin, pasi nuk dëshiron që rezultati që ndodhi ndaj PSG-së të përsëritet.

Benzema ka vendosur të mos e sfidojë fatin, ndaj në vend të kësaj në konferencë të Real Madridit u paraqit Marcelo me Thibaut Courtoisin.

Sulmuesi francez njihet për besëtytni të tilla, pasi që sa herë vesh një palë atlete të reja, ai i kërkon magazinierit t’ia prekë me duar.

Këtë gjë e bën as herë mbathë për herë të parë atlete të reja.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të luhet nesër (e shtunë) në Paris me fillim nga ora 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco