Barcelona ia cakton çmimin Depayt

Barcelona ia cakton çmimin Depayt

09:08, 25/05/2022

E ardhmja e Memphis Depay te Barcelona mbetet e pasigurt në afatin kalimtar të verës.

Sport raporton se skuadra katalanase mund të zgjedhë ta shesë atë nëse nënshkruan me Robert Lewandowski nga Bayern Munich.

Por, Blaugramasit tashmë kanë njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e holandezit dhe me shumë gjasë do të shitet.

Skuadra katalunase po kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa ka një numër të skuadrave të interesuar për kartonin e tij.

Depay është duke insistuar që të qëndrojë në Camp Nou, mirëpo forma e tij nuk i ka arritur pritshmëritë e kërkuara nga Barcelona.

Andaj, Arsenali, Newcastle dhe Tottenhami janë në mesin e skuadrave të interesuara për kartonin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco