Dhunë, alkool, makina policie të dëmtuara dhe terror tek qytetarët, kjo ka qenë ajo çfarë kanë sjellë holandezët në Shqipëri. E gjitha kjo po ndodh në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’.
Tifozët e Feyenoord njihen si të dhunshëm ndërsa këtë mbrëmje kanë bllokuar rrugët e Tiranës. Dy efektivë policie mësohet se janë plagosur.
Ndërsa një ngjarje e rëndë u shënua në zonën e 9-katësheve ku holandezët u përplasën me karrige dhe grushte, ndërsa një person mbeti i plagosur rëndë.
Tifozët e dy skuadrave kanë bllokuar rrugët 'Mustafa Matohiti', janë përplasur tek Pallati me Shigjeta dhe zona e 21 Dhjetorit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: