Totti: Ndihem në ankth për finalen e Tiranës, doja të isha në fushë

Totti: Ndihem në ankth për finalen e Tiranës, doja të isha në fushë

22:30, 24/05/2022

Francesco Totti do të jetë një nga VIP-at që do të marrin pjesë në “Air Albania” të mërkurën në mbrëmje (21:00) në finalen mes Romës së tij të dashur dhe holandezëve të Feyenoordit.

Finalja e Conference League do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Ish-kapiteni i përjetshëm i verdhekuqve, foli për Sky duke theksuar se do kishte dashur shumë të luante në këtë finale.

“Ndihem në ankth për finalen e Tiranës. Do të kisha dashur ta luaja, të gjithëve do t’u pëlqente të luanin në një sfidë të tillë”, deklaroi legjenda e Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco