VIDEO/ Gur dhe shkopinj, policia shpërndan tifozët holandezë, tensionohet situata në Tiranë

22:04, 24/05/2022

Shënohen incidentet e para mes tifozëve holandezë dhe forcave të policisë, në prag të finales së Conference League, mes Romës dhe Feynoord në 'Air Albania'. 

Tifozët e përqendruar te rruga 'Mustafa Matohiti' janë përleshur me policinë, në momentin kur tentuan të marshojnë në këmbë drejt tifozëve të Romës, pranë stadiumit. 

Ata kanë qëlluar me gur dhe shkopinj drejt policisë, duke plagosur një efektiv. 

Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë tifozët në disa rrugica. 

Mësohet se janë rreth 200 tifozë problematikë, mbështetës të ekipit nga Rotterdami i Holandës. Ata janë në gjendje të dehur. 

Kujtojmë që më herët, një grup i tyre u përlesh me një qytetar te zona e 9-katësheve, në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco