Te rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, rreth 200 tifozë holandezë me shkopinj dhe gurë janë duke u përleshur me policinë.
Sipas informacioneve për SYRI-n, deri tani është dëmtuar një efektiv policie.
Polcia i ndaloi që të ktheheshin pas sepse ishin nisur për në stadium ku ndodhen tifozët e Romës, por nuk janë bindur.
Ndërkohë, para se të përplaseshin me policinë, tifozët holandezë ishin duke festuar me birra dhe muzikë te baret e rrugës 'Mustafa Matohiti'.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: