Arbitrat e Roma-Feyenoord provojnë fushën e ‘Air Albania’

Arbitrat e Roma-Feyenoord provojnë fushën e ‘Air Albania’

17:35, 24/05/2022

Arbitrat e përzgjedhur për finalen e Ligës së Konferencës, janë të parët që kanë vizituar fushën e stadiumit “Air Albania”.

Rumuni, Istvan Kovacs, i cili do të ndihmohet nga Vasile Florian Marinescu dhe Mihai-Ovidiu Artene, kanë shkelur në fushën e blertë, ku Roma dhe Feyenoord do të masin forcat për trofeun më të ri europian.

Ekipi i arbitrave të finales së UEFA Conference League 2022:

Arbitër kryesor: Istvan Kovacs (Rumani)

Asistentë: Vasile Florin Marinescu, Mihai-Ovidiu Artene (Rumani)

Arbitër i katërt: Sandro Scharer (Zvicra)

VAR: Marco Fritz (Gjermani)

Asistent VAR: Christian Dingert (Gjermani)

Mbështetje VAR: Bastian Dankert (Gjermani)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco