Ballkani e ngrit në 'hava' titullin e parë në histori të klubit

Ballkani e ngrit në 'hava' titullin e parë në histori të klubit

18:27, 22/05/2022

Ballkani e ka festuar me fitore kundër Gjilanit (2:0) titullin e kampionit në BKT Superligë.

Stadiumi i Qytetit në Suharekë ishte arenë feste për portokallezinjtë, të cilët qysh javë më parë e kishin siguruar titullin e parë të kampionit në histori të klubit.

Golat e fitores në ndeshjen e fundit të edicionit për skuadrën e Ilir Dajës i shënuan Lumbardh Dellova, në minutën e 25-të dhe Ermal Krasniqi, në minutën e 40-të.

Në ceremoninë madhështore të titullit, trofeun kapitenit Edvin Kuç ia dorëzoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco