Rinovoi kontratën me PSG, Mbappe mesazh tifozëve: Aventura vazhdon…

Rinovoi kontratën me PSG, Mbappe mesazh tifozëve: Aventura vazhdon…

11:23, 22/05/2022

Pas njoftimit për rinovimin e kontratës me PSG-në të shtunën në mbrëmje, sulmuesi parizian Kylian Mbappe ka dërguar një mesazh të shkurtër për fansat e tij në rrjetet sociale. 23-vjeçari francez ka postuar një foto ku shfaqet i buzëqeshur me fanellën e PSG -së “Mbappé 2025” duke iu referuar zgjatjes 3-vjeçare të kontratës në kryeqytet.

“Aventura vazhdon…” , ka shkruar francezi duke postuar një foto në llogarinë e tij në Tëitter . Ende autor i një hat-trick kundër Metz-it, Mbappe ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 26 asistime në 46 ndeshje këtë sezon me PSG-në. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesit më i mirë në Ligue 1 .

Image

 “Jam shumë i lumtur që do ta vazhdojë aventurën këtu te Paris Saint-Germain. Të qëndroj në Paris, në qytetin tim. Shpresoj që do të vazhdoj të bëj atë që preferoj me të gjithë ju… dhe të fitojmë tituj së bashku. Shumë faleminderit”, ishte shprehur Mbappe pas rinovimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco