Strakosha i thotë lamtumirë Lazio-s, portieri shqiptar zgjedh ekipin e ri

Strakosha i thotë lamtumirë Lazio-s, portieri shqiptar zgjedh ekipin e ri

12:45, 21/05/2022

Është marrë vendimi për të ardhmen e Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni, teksa ndeshja ndaj Veronës do të jetë e fundit me fanellën bardhekaltër.

Strakoshës i skadon kontrata dhe në rast të surprizave do të nënshkruajë me Fulham si lojtar i lirë pas 30 qershorit 2022.

Klubi londinez, i ngjitur në Premier League, sipas mediave italiane ka arritur  marrëveshjen me Strakoshën, i cili do të nënshktuaj një  kontratë 4-vjeçare me ekipin anglez. Mungojnë vetëm detajet e fundit, por në fillim të javës së ardhshme mund të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Image

Kështu, pas gjashtë sezonesh, portieri shqiptar do t’i jap lamtumirë skuadrës italiane me të cilën ka zhvilluar  207 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco